Bota

KUJDES! PAMJE TË RËNDA- Shefi i Wagner nuk përmbahet, tregon kufomat dhe sulmon zyrtarët rus: Ku dreqin janë municionet?

Duke përmendur emrin e ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe komandantit të forcave ruse në Ukrainë, Valery Gerasimov, ai bërtet dhe kërkon të dijë ku është municioni dhe i kërkon personit që mban kamerën të "fokusojë" të vdekurit pas tij.

5 Maj 2023, 10:53 Nga k.m.
KUJDES! PAMJE TË RËNDA- Shefi i Wagner nuk përmbahet, tregon
Yevgeny Prigozhin

UKRAINË- Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin filmoi kufomat e grupit paraushtarak. Prigozhin më pas lëshoi ​​një njoftim të ri duke njoftuar se forcat e tij do të largoheshin nga Bakhmuti më 10 maj. Duke bërtitur dhe duke nxjerrë mallkime nga goja, Yevgeny Prigozhin sulmoi ata që ishin përgjegjës për mungesën e municioneve duke rezultuar në humbjen e më shumë jetëve. Duke përmendur emrin e ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe komandantit të forcave ruse në Ukrainë, Valery Gerasimov, ai bërtet dhe kërkon të dijë ku është municioni dhe i kërkon personit që mban kamerën të "fokusojë" të vdekurit pas tij.

“Këta janë njerëzit e Wagner të vrarë sot. Gjaku i tyre është akoma i ngrohtë! Regjistrojini të gjitha. Ne kemi 70% mungesë municioni. Mbylle gojën! Gerasimov! Ku dreqin janë municionet?,”- dëgjohet duke thënë Prigozhin në fillim të videos, ndërsa kamera kalon në rreshtat e kufomave.

Mungesa e municioneve u përmend në njoftimin për tërheqjen e mercenarëve nga Bahamuti. Siç theksoi ai, njerëit e lënë pa municionet e nevojshme, do të thotë t'i dënosh ata me një vdekje të pakuptimtë.

Fyerje dhe mallkime kundër komandës ushtarake ruse

“Ju kafshë frekuentoni klubet e shtrenjta. Fëmijët tuaj po shijojnë jetën dhe po ngarkojnë video në YouTube. Mendon se je shef në këtë jetë dhe se mund të kontrollosh fatet e njerëzve? Mendoni se keni të drejtë të kontrolloni rezervat e municioneve? Këta burra erdhën këtu si vullnetarë dhe po vdesin që të mund të uleni në zyrat tuaja të bukura. Ata janë baballarët e dikujt. Ata janë djemtë e dikujt. Dhe ata bastardë që nuk na japin municionet do të hanë mutin e tyre në ferr,"- thotë ndër të tjera Prigozhin, duke theksuar se humbjet e jetës në njësitë e Wagnerit do të ishin pesë herë më të ulëta nëse komanda ruse do t'i kishte furnizuar me municion të mjaftueshëm.

Kreu i kompanisë mercenare është ankuar vazhdimisht për mënyrën se si Moska e ka zhvilluar luftën në Ukrainë - të cilën Kremlini e përshkruan si një "operacion special ushtarak" - gjatë 14 muajve të fundit.

yevgeny prigozhin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll