Bota

Doli nga kontrolli, Ukraina pranon rrëzimin e dronit mbi Kiev

5 Maj 2023, 10:13 Nga f.i
Doli nga kontrolli, Ukraina pranon rrëzimin e dronit mbi Kiev
Droni mbi Kiev

UKRAINË- Forca ajrore e Ukrainës tha se ka rrëzuar një dron të sajin, i cili kishte humbur kontrollin mbi qendër të Kievit. Mediat e huaja raportojnë se për rreth 15-20 minuta, mbrëmjen e së enjtes, kishte shpërthime, derisa mbrojtja ajrore bënte përpjekje ta rrëzonte atë në një zonë pranë Zyrës së Presidentit.

 “Më 4 maj, rreth orës 20 në rajonin e Kievit, gjatë një fluturimi, UAV Bayraktar TB2 humbi kontrollin. Për shkak se prania e pakontrolluar e UAV-ve në qiellin mbi kryeqytet mund të çojë në pasoja të padëshiruara”, avioni “u shkatërrua”, -njoftuan forcat ajrore të Ukrainës.

Rrëzimi i dronit nuk shkaktoi viktima apo të plagosur. Incidenti ndodhi pasi Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi të supozuar me dron, të mërkurën, në Kremlin, ku mendohet se u krye një tentativë për vrasjen e presidentit rus, Vladimir Putin.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll