Bota

Të shtëna me armë në një shkollë në Pakistan, vriten 7 mësues dhe plagosen tre policë

Gjithashtu mbetën të plagosur edhe tre policë. Autoritetet Pakistaneze raportojnë se trupat e të vdekurve nuk janë gjetur ende.

5 Maj 2023, 09:06 Nga f.i
Të shtëna me armë në një shkollë në Pakistan,
Pamje nga vendngjarja

PAKISTAN- Shtatë mësues u vranë sot nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në veriperëndim të Pakistanit. Mediat e huaja raportojnë se sipas zyrtarëve, nuk është specifikuar akoma nëse sulmi ishte hakmarrje për vrasjen e një mësuesi më herët në zonë.

Nga sulmi kanë mbetur të vrarë një burrë anëtar i stafit pedagogjik të shkollës, i cili u qëllua teksa dilte nga makinën e tij në lagjen Kurram dhe 6 persona të tjerë, ku të paktën katër prej tyre mësues dhe dy prej tyre shoqërues. Gjithashtu mbetën të plagosur edhe tre policë. Autoritetet Pakistaneze raportojnë se trupat e të vdekurve nuk janë gjetur ende.

Detajet rreth ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia nuk ka identifikuar ndonjë motiv të qartë por mendohet se ky sulm është i lidhur me një tjetër më herët gjatë ditës, kur një burrë u qëllua në makinën e tij në qark, thonë zyrtarët.

vritetn 7 mesues ne pakistan pakistan

Sondazh

Poll