Politike

Pse s’del në debat me Këlliçin? Veliaj: Janë njerëz “non grata”, kanë shkatërruar selinë e tyre

Veliaj thekson se arsyeja pse e vë theksin tek çifti Berisha-Meta dhe jo rivali i tij në zgjedhje, Belind Këlliçi, është sepse politika shqiptare ndodhet në një situatë ku opozitën shqiptare e përfaqësojnë persona “non grata”.

4 Maj 2023, 21:53 Nga I.A
Pse s’del në debat me Këlliçin? Veliaj: Janë
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati socialist për mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për strategjinë e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 Majit. I ftuar në emisionin 'Top Story” në Top Channel, Veliaj thekson se arsyeja pse e vë theksin tek çifti Berisha-Meta dhe jo rivali i tij në zgjedhje, Belind Këlliçi, është sepse politika shqiptare ndodhet në një situatë ku opozitën shqiptare e përfaqësojnë persona “non grata”.

"Strategjia është shumë e thjeshtë. Ne kemi sot një situatë ku ata që përfaqësojnë opozitën shqiptare janë persona “non grata”. Diçka që nuk ka ndodhur as në vitet e errëta të komunizmit, diçka që është shumë e shëmtuar për vitin 2023. Të kesh njerëz që të ofrojnë ty zgjidhje, ndërkohë që nuk kalojnë dot Rinasin. Të kesh njerëz që premtojnë se do të kujdesen për shtëpitë tona, ndërkohë që shkatërruan selinë e tyre. Të kesh njerëz që do të tolerojnë një qytet, një kozmopolitan, 1 milion mendime, ndërkohë që sigurohen dhunshëm për të përjashtuar çdo mendim ndryshe, kjo nuk shkon," tha Veliaj.

erion veliaj belind kellici

Sondazh

Poll