Politike

“Erion Veliaj është i zhytur në negativitet”, Berisha: Belind Këlliçi e merr Tiranën

Sali Berisha i bindur tek Belind Këlliçi.

4 Maj 2023, 21:51 Nga k.m.
“Erion Veliaj është i zhytur në negativitet”,
 Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se është i bindur se Belind Këlliçi do të fitojë në 14 Maj Bashkinë e Tiranës. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Berisha tha se kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" Këlliçi prin në sondazhe ndërsa shtoi se kandidati i PS, Erion Veliaj është i zhytur në negativitet.

“Fitore, fitore, fitore, e katërta është e sigurtë, e merr Belind Këlliçi. Belind Këlliçi prin qoftë në pollin dixhital dhe Erion Veliaj është i zhytur në negativitet. Shifeni Korçën, Sotiraq Filon i cili i mashtron çdo 4 vjet qytetarët e Korçës,”- tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll