Politike

Ndalimi i 'Non Grata-ve' për të marr pjesë në zgjedhje, Rama: Nuk e bëjmë dot, për spiunët po bëjmë ligj

Rama u shpreh se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut.

4 Maj 2023, 21:24 Nga I.A
Ndalimi i 'Non Grata-ve' për të marr pjesë në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka çfarë të bëj që të ndalojë personat 'Non Grata' që të marrin pjesë në zgjedhje. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Rama u shpreh se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Ndërkohë që i pyetur për personat që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit, Rama tha se po bëjnë një ligj për ata. 

"Në rastin e shpalljeve "Non Grata" nuk ka asgjë teorike të asnjë të drejtë ndërkombëtarë. Nuk ka 'Non Grata' që me ligj ti e ndalon dot të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk mundet dot, se nuk e ka asnjë vend demokratik që e ndalon këtë. Nga ata që shpallen non grata, nuk bëhet dot asgjë për të ndaluan të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërsa për spiunet ne po bëjmë një ligj. Por nëse e ke për Liken, ai nuk është kandidat, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll