Politike

Shkrimi i 'New York Times' 'zbuloi' lidhjet e Vuçiç me krimin, Berisha: Episodi i dytë ka personazh Ramën. I kam informacione për McGonigalin

Po ashtu, shtoi se po për kryeministrin ka të dhëna të tjera që do ta drëgojnë në bankën e të akuzuarit, bashkë me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal

4 Maj 2023, 20:58 Nga k.m.
Shkrimi i 'New York Times' 'zbuloi' lidhjet e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar një shkrim për kryeministrin Edi Rama nga "New York Times". Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", kryedemokrati Sali Berisha tha se seria e rashës, pas presidentit Aleksandër Vuçiç, personazhi i radhës do të jetë Edi Rama.

Po ashtu, shtoi se po për kryeministrin ka të dhëna të tjera që do ta drëgojnë në bankën e të akuzuarit, bashkë me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

"Nuk vjen dot ai këtu se i del baxhanaku me 110 tendera. I dalin sarajet me 5 mijë m2 oborr. Thjeshtra është bërë problem madhor për të gjitha studiot e arkitekturës. I shkatërroi kjo. Nuk vjen dot këtu se do i tregoja ca gjëra për McGonigal dhe se e pret shumë shpejt banka e të akuzuarit bashkë me McGonigal. Nëse lexove shkrimin e NYT për lidhjen e Vuçiç dhe Belikuv, iu garantoj se seria e dytë do të ketë personazh kryesor Edi Ramën,"-tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll