Politike

VIDEO/ Rama fyen demokratët: 2 gishtat në gojë, jepjani votën prap

Rama ka deklaruar se demokratët rrinë me dy gishtat në gojë për 4 vite deri sa të vijnë zgjedhjet e tjera dhe më pas do të bërtasin sërish 'Liri demokraci'.

4 Maj 2023, 20:38 Nga I.A
VIDEO/ Rama fyen demokratët: 2 gishtat në gojë, jepjani
Edi Rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka fyer qytetarët të bindjes demokrate ditën e sotme në Kukës. Teksa po bënte fushatë elektorale, Rama ka deklaruar se demokratët rrinë me dy gishtat në gojë për 4 vite deri sa të vijnë zgjedhjet e tjera dhe më pas do të bërtasin sërish 'Liri demokraci'.    

"Ata janë gati të fillojnë të ndërtojnë kioska këtu te stadiumi. Jepjani votën, provojeni. Aty kioska se duhet të shesë qofte xhaja, duhet të vijë të bëjë byrekë nusja e xhajës, do dalë të shesë rroba vëllai i kunatit që është në Angli, do vijë tjetri atje, e bëjnë ata komplet. Dhe demokratët dy gishtat në gojë 4 vjet, sa të vijnë zgjedhjet e tjera dhe prapë “Liri demokraci”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll