Politike

Ç'ndodh nëse kandidatët e opozitës fitojnë zgjedhjet? Rama kërcënon sërish: Do mbyllet dera, është e pamundur bashkëpunimi me ta

Rama u shpreh se bashkëpunimi më parë më krerët opozitarë ka qenë i vështirë, por ka thënë se tashmë është i pamundur.

4 Maj 2023, 21:15 Nga I.A
Ç'ndodh nëse kandidatët e opozitës fitojnë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se bashkëpunimi me këdo kandidatë nga Opozita që do të fitojë zgjedhjet lokale në bashki, është i pamundur. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Rama u shpreh se bashkëpunimi më parë më krerët opozitarë ka qenë i vështirë, por ka thënë se tashmë është i pamundur.

"Do mbyllet dera e bashkëpunimit sepse është e pamundur që të bashkëpunosh me ta, jo se ne nuk duam të ndihmojmë ato komunitete. Sepse eksperienca ka treguar se bashkëpunimi ka qenë i vështirë, por tashmë është i pamundur. Ne kemi prej disa kohësh kompanitë që duhet të rifillojnë punën për ujin në bashkinë e Shkodrës. Aty financimi është i qeverisë, projeketet janë bërë nga qeveria, kontraktorët janë gati por bashkia nuk na jep leje. Ose për shembull, rruga Shëngjin Velipojë, pengohet prej gati një viti për shkak të përgatitjes së dokumentacionit dhe është çliruar Lezha dhe po bllokohet nga Lezha. Rruga Shkodër-Theth kalon nëpërmjet Bogës, Boga është në Malësi të Madhe, Thethi në Shkodër, Boga është e pastër, Thethi është me plehra,”-tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll