Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nusja e “penduar”: Fejesa me Haxhinë, 2 ditë pasi erdhi! Portugezi mësoi veç pak shqip, ia tha viktimës para se ta vriste

Edmond Haxhia shfaqet në kamerat e sigurisë që lëviz qetë dhe i pa shqetësuar në ambientet e aeroportit pak para se të nisej drejt Anglisë, ku edhe jetonte prej vitesh.

4 Maj 2023, 20:11 Nga k.m.
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nusja e “penduar”: Fejesa me Haxhinë,
Edmond Haxhia

SHËNGJIN- Personi që organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Edmond Haxhia u largua nga Shqipëria më 20 prill, 2 ditë pasi ndodhja vrasje e biznesmenit nga Lezha. Siç duket edhe nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Rinasit, Haxhia shoqërohet nga e fejuara e tij dhe personi që ka ndihmuar hetuesit për të zbardhur vrasjen e Nikuljat.

Edmond Haxhia shfaqet në kamerat e sigurisë që lëviz qetë dhe i pa shqetësuar në ambientet e aeroportit pak para se të nisej drejt Anglisë, ku edhe jetonte prej vitesh. Sipas "Abc", e fejuara e Haxhiajt ka treguar për hetuesit se ai ka mbërritur në Shqipëri në 24 nëntor, ndërsa fejesa është realizuar 2 ditë më vonë. Po kështu ajo ka treguar se, ditën e Shën Valentinit ka shkuar në aeroport bashkë me të fejuarin e saj Edmondin dhe kanë marrë shtetasin portugez Ruben Saraiva dhe më pas të gjithë bashkë kanë shkuar në Shëngjin. Në rrëfimin e saj, ajo e ka treguar se e ka takuar edhe disa herë të tjera Saraivën në shoqërinë e të fejuarit të saj, madje shtoi edhe një detaj të rëndësishëm, ai e përshëndeste me fjalët shqip "Si e kalut?". Këtë frazë ia ka thënë edhe vetë viktimës para se ta vriste.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë.

Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al

edmond haxhia vrasja e ardian nikulajt

Sondazh

Poll