Aktualitet

Kërkuan pezullim të gjykimit, GJKKO rrëzon 2 gjyqtarët e shkarkuar nga Vettingu

Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi, 2 ish-gjyqtarët, përveç se janë shkarkuar, janë proceduar penalisht për fshehje dhe mosdeklarim pasurish.

4 Maj 2023, 19:46 Nga I.A
Kërkuan pezullim të gjykimit, GJKKO rrëzon 2 gjyqtarët e
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka hedhur poshtë kërkesën e 2 gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu, për pezullim të gjykimit deri në një kohë sa të rishikohet vendimi për përjashtimin e tyre. Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi, 2 ish-gjyqtarët, përveç se janë shkarkuar, janë proceduar penalisht për fshehje dhe mosdeklarim pasurish.

Ata pretendonin se procesi ndaj tyre pas gjetjeve të Vettingut, ka patur pjesë të trupit gjykues Luan Daci, i dënuar për falsifikim. Për këtë, Lulo e Selimi kërkuan rishikim të vendimit të KPA-së dhe në të njëjtën kohë pezullim të procesit penal që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Prokuroria pretendon se hetimet ndaj tij nisën pas verifikimeve të SPAK, që rezultoi se Lulo ka fshehur një apartament me sipërfaqe 172 m2 në rrugën e Durrësit. 

Ndërkohë Shkëlzen Selimi ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen të pasurisë”. Pas vendimit të KPK,  SPAK nisi hetimet dhe sekuestroi pasurinë e Selimit, trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë. Gjithashtu truall sipërfaqe 2400 m2, e përbërë nga bashkim pasurish, në Jonufër të Vlorës, në pronësi të Kujtim Selimit dhe një truall tjetër me sipërfaqe 764 m2 dhe karburant me sipërfaqe 57 m2 në rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi të të afërmit të tij, Kujtim Selimi.

 

gjkko fatos lulo shkëlzen selimi

Sondazh

Poll