Aktualitet

Humbi jetën papritur në burg, të afërmit e Simon Toskës: Ka qenë njëri i mirë, nuk ka pasur probleme shëndetësore

Duke folur për mediat, ata kanë deklaruar se Toska nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor dhe se nuk ka qenë një njeri problematik.  

4 Maj 2023, 20:21 Nga I.A
Humbi jetën papritur në burg, të afërmit e Simon
Te afermit

MALLAKASTËR- Të afërm të Simon Toskës, 51-vjeçarit që humbi jetën në burgun e Fierit kanë mbetur të shokuar. Duke folur për mediat, ata kanë deklaruar se Toska nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor dhe se nuk ka qenë një njeri problematik.  

"Smoni ka qenë shumë djalë i mirë me plot gojën. Simoni kishte 2 prindërit, 2 vëllezërit dhe motrën. Lajmi ishte shumë i hidhur, na erdhi shumë keq, nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje, e dimë se jemi bashkëfshatar. Në 4:30 na morrën në telefon na thanë i ka rënë infarkt, ka vajtur pa shenja jete në spital. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje, djalë më të mirë në fisin tonë nuk kishim, nuk ishte njeri problematik. Ai nuk ka vuajtur më parë nga probleme shëndetësore, ka qenë i fuqishëm, i martuar me 2 fëmijë, asnjë nga familja nuk dinë gjë”, thanë të afërmit.

simon toska

Sondazh

Poll