Aktualitet

Infektimi i foshnjës me HIV/AIDS, Vendimi i Apelit: Prokuroria të nisë hetimet

Po ashtu në vendimin e Gjykatës, thuhet se prokuroria duhet që të marrë në pyetje prindërit e foshnjes, një ekspert, po ashtu edhe stafin e spitalit.  

4 Maj 2023, 20:11 Nga I.A
Infektimi i foshnjës me HIV/AIDS, Vendimi i Apelit: Prokuroria të
Gjykata e Apelit

TIRANË- Prokuroria e Tiranës do të nisë hetimit për rastin e infektimit të foshnjes 1-vjeçare me virusin HIV/AIDS. Në vendimin e Gjykatës së Apelit, të siguruar nga Repot Tv, thuhet se organi i akuzës duhet që të nisë hetimet e menjëhershme. 

Gjykata konstaton se akuza nuk ka shqyrtuar dhe analizuar në mënyrë të plotë të saktë, të gjithanshme kallëzimin penal të paraqitur nga prindërit e fëmijës së infektuar me Hiv brenda kufijve ligjor të shqyrtimit të tij. Po ashtu në vendimin e Gjykatës, thuhet se prokuroria duhet që të marrë në pyetje prindërit e foshnjes, një ekspert, po ashtu edhe stafin e spitalit.  

Fëmija vetëm 1 vjeç është infektuar me HIV/ AIDS në spital në Shqipëri. Prindërit rezultojnë negativ ndaj dyshimet janë se fëmija është infektuar si rezultat i një gabimi njerëzor gjatë kohës që merrte trajtim mjekësor. Rasti që është ende nën investigim për gjetjen e përgjegjësve është kambanë alarmi për sigurinë e munguar në institucionet e kujdesit shëndetësor.

foshnja me hiv

Sondazh

Poll