Aktualitet

Masakroi çiftin Pasho, i futi në 4 valixhe, dënohet me 30 vite burg nusja! Ish-burri: E kam të vështirë të komentoj

Prokurorët Ornella Galeotti dhe Beatrice Giunti kishin kërkuar burgim të përjetshëm.

4 Maj 2023, 18:58 Nga k.m.
Masakroi çiftin Pasho, i futi në 4 valixhe, dënohet me 30 vite
Çifti Pasho dhe Elona Kalesha

ITALI- 30 vjet burg! Ky është dënimi i vendosur nga Gjykata e Azitëve të Firences për Elona Kaleshën, 39-vjeçaren me origjinë shqiptare, e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, të zhdukur në nëntor 2015, eshtrat e të cilëve ishin futur në katër valixhe.

Prokurorët Ornella Galeotti dhe Beatrice Giunti kishin kërkuar burgim të përjetshëm.

Masakroi çiftin Pasho, i futi në 4 valixhe, dënohet me 30 vite
Elona Kalesha

“Elona nuk kishte mëshirë për viktimat që i kishin besuar. Motivi, i cili nuk kërkohet me ligj, nuk dihet me siguri: mund të ishin paratë, inati që ajo ndjente ndaj tyre, etj."

Gjykata e Lartë e dënoi Elona Kaleshën për vrasje të dyfishtë me 30 vite burg, por po ashtu ajo do të duhet të dëmshpërblejë edhe fëmijët e bashkëshortëve Pasho dhe vëllain e Shpëtimit.

Megjithatë, në pritje të vendimit të gjykatës civile për masën e dëmshpërblimit, ajo do të duhet të paguajë një shumë provizore të detyrueshme menjëherë prej 800,000 eurosh për familjarët e çiftit që vrau.

Pas leximit të vendimit, Taulant Pasho, ish i dashuri i Elona Kaleshës heshti.

"Nuk është koha për të folur,"-pëshpërit ai, përpara se të largohej me motrat.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, e cila është arrestuar që me 22 dhjetor.

elona kalesha ne gjykate elona kalesha

Sondazh

Poll