Aktualitet

Aksident në aksin Pukë-Fierzë/ Automjeti bie në lumë, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Arrëzit.

4 Maj 2023, 20:07 Nga k.m.

Aksident në aksin Pukë-Fierzë/ Automjeti bie në lumë,

PUKË- Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pukë-Fierzë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Arrëzit.

Si pasojë, është lënduar drejtuesi i automjetit shtetasi R. I., 73 vjeç, A. D., dhe L. D., të dy pasagjerë në automjet, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës për ndihmë mjeksore.

Njoftimi i Policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Pukë-Fierzë, automjeti që drejtohej nga shtetasi R.I, ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Arrëzit. Si pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit shtetasi R. I., 73 vjeç, shtetasi A. D., dhe shtetasja L. D, pasagjerë në automjet të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës për ndihmë mjeksore. Shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijonë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

puke aksident ne puk

Sondazh

Poll