Sport

Ja udhëtimi i Messit në Arabinë Saudite! Shikoni imazhet e Leos me familjen e tij...

Ata kanë shijuar blerjet, lojërat me fëmijët, përvojat e realitetit virtual dhe një vizitë në Diriyah, vendin e traditave, trashëgimisë dhe historisë.

4 Maj 2023, 11:56 Nga DOSJA

Ja udhëtimi i Messit në Arabinë Saudite! Shikoni imazhet e Leos

ARABIA SAUDITE - Ahmed Al Khateeb, ministri i Turizmit i Arabisë Saudite, ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter disa fotografi, në të cilat mund të shihni se si kanë qenë ditët saudite që Leo Messi dhe familja e tij kanë kaluar në vend. 

Një udhëtim në të cilin ata kanë shijuar blerjet, lojërat me fëmijët, përvojat e realitetit virtual dhe një vizitë në Diriyah, vendin e traditave, trashëgimisë dhe historisë. 

“Messi udhëtoi në vend për ta takuar, për të parë vendin ku mund të jetonte; nëse familja e tij jep OK, ai do të luajë në Arabinë Saudite”, tha Marco Kirdemir, një agjent i FIFA-s, në ‘Goles’ në Radio MARCA. 

Dhe për polemikat që ka shkaktuar udhëtimi i Messit, ai tha: “Nëse do të kishte udhëtuar në një vend që nuk kishte probleme me Katarin, nuk do të kishte kaq shumë spekulime. Kjo e ka zemëruar presidentin e PSG-së”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll