Bota

U kap duke shpërndarë drogë në Selanik, pranga shqiptarit

Policia greke konfiskoi një sasi heroine, pesha totale 68.2 gram, sasi kanabis të papërpunuar me peshë totale 962 gram, 1 peshore elektronike preçize.

4 Maj 2023, 14:49 Nga m.s
U kap duke shpërndarë drogë në Selanik, pranga shqiptarit
foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia greke, për shpërndarje droge. I riu u kap në qendër të Selanikut, ndërsa akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në sajë të kontrollit në banesën e tij, policia gjeti e sekuestroi heroinë dhe kanabis. Policia greke konfiskoi një sasi heroine, pesha totale 68.2 gram, sasi kanabis të papërpunuar me peshë totale 962 gram, 1 peshore elektronike preçize.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 180 euro, si të ardhura nga trafiku i drogës. I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik. /Dosja.al

 

greqi droge shqiptari

Sondazh

Poll