Bota

Udhëheqësit indigjenë të Komonuelthit kërkojnë falje nga mbreti Charles III për efektet e kolonizimit

Australianët u janë bashkuar udhëheqësve dhe politikanëve indigjenë në të gjithë Komonuelthin, për të kërkuar që mbreti Charles III të kërkojë falje zyrtare, për efektet e kolonizimit britanik, të bëjë dëmshpërblime duke rishpërndarë pasurinë e kurorës britanike.

4 Maj 2023, 08:47 Nga m.s
Udhëheqësit indigjenë të Komonuelthit kërkojnë
Nova Peris

ANGLI- Australianët u janë bashkuar udhëheqësve dhe politikanëve indigjenë në të gjithë Komonuelthin, për të kërkuar që mbreti Charles III të kërkojë falje zyrtare, për efektet e kolonizimit britanik, të bëjë dëmshpërblime duke rishpërndarë pasurinë e kurorës britanike dhe të kthejë artefakte. Disa ditë pas kurorëzimit të Charles në Londër, aktivistët për lëvizjet e republikës dhe reparacioneve në 12 vende kanë shkruar një letër duke i kërkuar monarkut të ri të fillojë një proces drejt "një faljeje formale dhe për të filluar një proces drejtësie".

Mbreti Charles sinjalizon mbështetjen për kërkimin mbi lidhjet e skllavërisë së monarkisë. "Ne e dimë se kjo mund të jetë një bisedë e vështirë për familjen mbretërore, por ndryshimi fillon me dëgjimin", tha Nova Peris, ish-senatore e Partisë Laburiste Australiane dhe olimpike. Letrën e nënshkroi edhe shoqja indigjene australiane Lidia Thorpe, e cila është një senatore e pavarur.

Letra, e titulluar "falje, dëmshpërblim dhe riatdhesim i objekteve dhe mbetjeve", është nënshkruar nga përfaqësues të Antigua dhe Barbuda, Aotearoa (Zelanda e Re), Australi, Bahamas, Belize, Kanada, Grenada, Xhamajka, Papua Guinea e Re, Shën Kitts dhe Nevis, Shën Lucia dhe Shën Vincenti dhe Grenadinet.

“Ne, të nënshkruarit, i bëjmë thirrje Monarkut Britanik, Mbretit Charles III, në datën e kurorëzimit të tij më 6 maj 2023, të pranojë ndikimet e tmerrshme dhe trashëgiminë e gjenocidit dhe kolonizimit të popujve indigjenë dhe të skllavëruar". 

Letra i kërkon mbretit "të fillojë menjëherë bisedën për ndikimin e qëndrueshëm të skllavërisë". Nënshkruesit po i kërkojnë mbretit një angazhim të menjëhershëm për diskutimet rreth dëmshpërblimeve për “shtypjen e popujve tanë, plaçkitjen e burimeve tona, denigrimin e kulturës sonë dhe për të rishpërndarë pasurinë që qëndron në themel të kurorës tek popujt nga të cilët ajo u vodh”. /Dosja.al 

charles iii londër komonuelthi

Sondazh

Poll