Bota

TMERR pas masakrës në Serbi, qarkullon në rrjetet sociale video e të rinjve që tallen me tragjedinë, imitohet momenti i vrasjes

Në video shihen studentë duke u tallur me krimin dhe tragjedinë e bashkëmoshatarëve të tyre.

4 Maj 2023, 08:20 Nga A.B
TMERR pas masakrës në Serbi, qarkullon në rrjetet sociale video e
I riu ne video

SERBI- Pas masakrës në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar", kur një nxënës i klasës së 7-të KK vrau armë zjarri 8 nxënës dhe rojen, në rrjetet sociale u shfaqën pamje të rënda. Në video shihen studentë duke u tallur me krimin dhe tragjedinë e bashkëmoshatarëve të tyre.

Më herët në Tëitter u shfaqën edhe komente rrëqethëse nga bashkëmoshatarët, ku fëmijët shkruanin se ishin duke festuar.

 


Komente të ngjashme u shfaqën edhe në TikTok, ku fëmijët paraqitën numrin e viktimave të djemve si “pikë” nga loja.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll