Bota

Trump: Nëse rizgjidhem president i SHBA-së, do t’i jap fund luftës në Ukrainë brenda një dite

Gjithashtu duke kujtuar marrëdhënien e tij me presidentin e Rusisë, Trump u shpreh se Putin “nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë” po të ishte e “aftë” administrata e Joe Biden.

4 Maj 2023, 08:35 Nga f.i
Trump: Nëse rizgjidhem president i SHBA-së, do t’i jap fund
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një deklaratë të fundit, ka thënë se do t’i jepte fund luftës brenda një dite nëse zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë intervistës me Nigel Farage në GB News, Trump tha se për ndalimin e luftës do t’i duheshin vetëm 24 orë.

“Do ta përfundoja shumë shpejt. Do të ishte e lehtë. Është një katastrofë që duhet të ndalet. Marrëveshja është e lehtë. Shumëçka ka të bëjë me paratë”,-u shpreh Trump.

Gjithashtu duke kujtuar marrëdhënien e tij me presidentin e Rusisë, Trump u shpreh se Putin “nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë” po të ishte e “aftë” administrata e Joe Biden.

lufta ne ukraine donald trump

Sondazh

Poll