Bota

Kurorëzimi i Mbretit/ Trump 'i befasuar' që Princi Harry është i ftuar: Markle nuk respekton mbretëreshën

Donald Trump ka kritikuar Meghan Markle për sjelljen e saj ndaj Mbretëreshës, duke thënë se ajo ishte 'shumë mosrespektuese' ndaj Cammillas. Gjithashtu ish-presidenti i SHBA tha se ishte 'i befasuar' që Princi Harry ishte ftuar në kurorëzimin e babait të tij.

4 Maj 2023, 08:21 Nga f.i
Kurorëzimi i Mbretit/ Trump 'i befasuar' që Princi Harry
Donald Trump

BRITANI E MADHE- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump në vetë dy ditë para kurorrëzimit të Mbretit Charles i ka shprehur mbështetjen e plotë monarkut, duke thënë se Charles 'e do vendin'. Mesa duket Trump ka edhe disa mospëlqime në lidhje me Meghan Markle dhe Princ Harry, sipas Dailymail.

Donald Trump ka kritikuar Meghan Markle për sjelljen e saj ndaj Mbretëreshës, duke thënë se ajo ishte 'shumë mosrespektuese' ndaj Cammillas. Gjithashtu ish-presidenti i SHBA tha se ishte 'i befasuar' që Princi Harry ishte ftuar në kurorëzimin e babait të tij.

“Unë mendoj se ajo [Meghan] ka qenë shumë mosrespektuese ndaj Mbretëreshës. Si mund të tregoheni kaq mosrespektues ndaj mbretëreshës? Unë në fakt u befasova që Harry ishte i ftuar, për të qenë i sinqertë."-tha Trump.

Ndërkohë një kritikë kishte edhe për presidentin Joe Biden për mospjesëmarrjen në kurorëzimin, duke e quajtur atë 'të paaftë' dhe duke pretenduar se presidenti aktual i SHBA duhet të ishte 'në gjumë' kur të ndodhte ngjarja.

Kurorzimi do të bëhet në Westminster Abbey nga 6 deri në 8 maj, me bashkëshorten Camilla, e cila do të kurorëzohet së bashku me Charles. Mbreti Charles pritet të heqë dorë nga veshjet tradicionale të Mbretërve të mëparshëm të shekujve të kaluar dhe do vishet me uniformën ushtarake për të reflektuar monarkinë moderne të shekullit 21. Por ai do mbajë në kokë Kurorën e St Edëards, e cila peshon 2.23 kg dhe ka 400 gurë të çmuar.

kurorezimi i mbretit charles iii donald trump

Sondazh

Poll