Bota

Ishte dëshmitar i MASAKRËS më të madhe në historinë skoceze, tenisti britanik: E njihja vrasësin!

Andy Murray ishte nëntë vjeç dhe ishte në klasën ngjitur ndërsa ndodhi masakra.

4 Maj 2023, 07:37 Nga A.B
Ishte dëshmitar i MASAKRËS më të madhe në
Andy Murray

BRITANI E MADHE- Për një kohë të gjatë, tenisti britanik Andy Murray nuk donte të fliste me publikun për traumat e tij të fëmijërisë kur i mbijetoi masakrës në shkollë. Por, duke marrë shkas nga tragjedia që ndodhi një ditë më parë në Serbi, ku një i mitur vrau 9 personi, ai kujtoi momentin e tmerrshëm nga fëmijëria e tij kur ishte dëshmitar i masakrës më e madhe në historinë e Skocisë.

Kjo ngjarje ndodhi më 13 mars 1996 në Dunblane, kur 43-vjeçari Thomas Hamilton hyri në shkollë dhe filloi të qëllonte. Ai vrau 16 fëmijë të moshës pesë dhe gjashtë vjeç dhe një mësues (45), e në fund vrau veten.

Andy Murray ishte nëntë vjeç dhe ishte në klasën ngjitur ndërsa ndodhi masakra.

"Tenisi është kaq i rëndësishëm në jetën time edhe për shkak të asaj traume nga Dunblane. Jam i sigurt se ishte e vështirë për të gjithë fëmijët, për arsye të ndryshme. Ne e njihnim atë njeri, kur shkuam në klubin e fëmijëve, ai ishte me ne në autobusi," tha ai.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al

andy murray vrasje ne serbi

Sondazh

Poll