Bota

MASAKRA në Serbi/ Autori transferohet në psikiatri, babai arrestohet, nëna dhe motra largohen nga banesa

Nëna e djalit dhe motra e tij më e vogël u larguan nga banesa e tyre si masë paraprake.

4 Maj 2023, 07:57 Nga A.B
MASAKRA në Serbi/ Autori transferohet në psikiatri, babai arrestohet,
I mituri

SERBI-Pas tragjedisë që ndodhi në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar, kur nxënësi i klasës së 7-të vrau 8 nxënës dhe rojen dhe plagosi gjashtë bashkëmoshatarë dhe një mësues, sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, babai i autorit është arrestuar. Ai u ndalua deri në 48 orë me dyshimin se ka kryer një krim të rëndë kundër sigurisë publike.

Siç mëson Kurir, djali është transferuar në një klinikë psikiatrike dhe pritet që sot të merret në pyetje.

Nëna e djalit dhe motra e tij më e vogël u larguan nga banesa e tyre si masë paraprake.

Shefi i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit, Veselin Miliç, ka thënë se djali i cili ka qëlluar në shkollën fillore “Vladimir Ribnikar”, në një deklaratë në polici ka thënë se është “psikopat i cili duhet të qetësohet” dhe se vetë sulmuesi ka lajmëruar policinë dhe e ka njoftuar për krimin.

Ai ka deklaruar se gjatë ekzekutimit po merrte frymë çuditërisht dhe se i është dukur se ishte e drejtë të lajmërohej policia dhe të denoncohej vetë. Që kur jam anëtarësuar në MPB në vitin 1998, as unë dhe as ndonjë personel hetues nuk kemi dëgjuar apo ka parë që diçka e tillë ka ndodhur në Strbinë tonë dhe sigurisht shpresoj që të mos ndodhë më”, tha ai dhe shtoi se ishte e vështirë të zbulohej motivi i krimit.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll