Politike

Berisha nxjerr parullën: Rama ka marrë sloganin nga Millosheviçi, ja dha Vuçiç

Andi Bushati iu kundërpërgjigj duke thënë se votat e tyre nuk kanë nevojë për të përdorur sloganet e Millosheviçit.

3 Maj 2023, 22:25 Nga I.A
Berisha nxjerr parullën: Rama ka marrë sloganin nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Rama ka kopjuar sloganin e fushatës së tij ‘Vetëm Përpara’ nga Millosheviçi. I ftuar në emisionin Noë në Euronews Albania, Berisha u shpreh se këtë slogan Ramës ia ka dhënë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Slogani Ramës është i Millosheviçit, ‘Samo Pravo’, e ka kopjuar nga Millosheviçi, kjo është fare e njohur. Ja ka dhënë Vuçiçi, ai është shefi propagandës. Ka qenë e vitit 91-92. S’ka diskutim, këtë e dimë të gjithë,” – u shpreh Berisha.

Andi Bushati iu kundërpërgjigj duke thënë se votat e tyre nuk kanë nevojë për të përdorur sloganet e Millosheviçit.

“Folk politik jemi dhe këtu. Edi Rama për të rrëmbyer votat tuaja nuk ka nevojë për sloganin e Millosheviçit. Nuk i duhet për asgjë. Edhe pjesa që Vuçiçi ia ka çuar Ramës që të marri sloganin nuk vlen për asnjë gjë,” tha Bushati.

sali berisha

Sondazh

Poll