Politike

Berisha: SHBA të më kërkojë falje ose unë se heq padinë

Berisha u shpreh se ka pasur tentativa që ai të tërhiqte padinë nga Gjykata dhe kështu do i hiqnin 'Non Gratën'.

3 Maj 2023, 21:58 Nga I.A
Berisha: SHBA të më kërkojë falje ose unë se heq
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk do ta heqë padinë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kërkojnë të falur. I ftuar në emisionin Noë në Euroneës Albania, Berisha u shpreh se ka pasur tentativa që ai të tërhiqte padinë nga Gjykata dhe kështu do i hiqnin 'Non Gratën'.

“Unë do të vazhdoj të padis deri në ditën e fundit të jetës time. Nuk i ndahem fare, ose të më kërkojë të falur. Ka një rregull në çështjen e nderit. Po të cenoi në nder, ose të kërkon të falur, ose gjykata. Unë në gjykatë nuk tërhiqem. Ka pasur përpjekje për të më bindur mua, që tërhiq padinë dhe ta heqim [non gratën]. Jo mo jo nuk e heq unë. Nëse ti godet një mik për një mafie të poshtër si tipi i McGonigal, Edi Ramës e Soros me shokë, pastaj edhe unë të gjykoj,” tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll