Politike

Arlind Qori përballë posterit të PS-së: E keqja ka disa fytyra e disa ngjyra, e rëndësishme t'i dilet përballë

Duke publikuar një foto përballë posterit të PS-së për zgjedhjet lokale, Qori shkruan se e rëndësishme është që të keqes t'i bëhet ballë.

3 Maj 2023, 22:19 Nga I.A
Arlind Qori përballë posterit të PS-së: E keqja ka disa
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka deklaruar se e keqja nuk ka vetëm një formë dhe vetëm një ngjyrë. Duke publikuar një foto përballë posterit të PS-së për zgjedhjet lokale, Qori shkruan se e rëndësishme është që të keqes t'i bëhet ballë. Po ashtu ai theksoi se e keqja nuk e ka të gjatë.

Postimi i Plotë:

E keqja ka disa fytyra. Mund të jetë me ngjyra ose bardhezi. Mund të jetë më e madhe ose pak më e vogël. Mund të stampohet në billborde ose në televizorë. E rëndësishme është që të keqes t'i dalësh përballë. Me ndershmëri, guxim dhe alternativë. E keqja nuk e ka të gjatë.

arlind qori

Sondazh

Poll