Politike

VIDEOLAJM-Edi Rama patronazhist? Gjergj Luca: E ke të vështirë me mua

Gjatë takimit mes tyre, sigurisht që nuk mungonin edhe notat e humorit. 

3 Maj 2023, 13:05 Nga k.m.
VIDEOLAJM-Edi Rama patronazhist? Gjergj Luca: E ke të vështirë me
Gjergj Luca dhe Edi Rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Korçë, ka vizituar edhe “Fish City” të ngritur në Maliq nga biznesmeni Gjergj Luca. Gjatë takimeve elektorale që zhvilloi në qarkun e Korçë, Rama u ndal edhe tek investimi më i fundit i mikut të tij. Madje filmoi edhe një video me të duke e postuar në rrjetet e tij sociale. Sigurisht që nuk mungonin edhe notat e humorit. 

VIDEOJA E MOMENTIT: 

Gjergj Luca: Përshëndetje miq, unë si aktivist i devotshëm i punës dhe të vërtetës më në fund e gjeta të vërtetën që pranë meje të vijë patronazhisti im. Ju lutem kryetar i PS a keni vështirësi që të më patronazhoni aktivitetin Gjergj Luca.

Edi Rama: Ju vetëm që nuk e kam të vështirë por e kam kaq të lehtë të besoj që do të bësh këtë trenin elektrik që do të lidhë ‘Fish City’ e Maliqit me pyllin e fazanëve, saqë mezi po pres të shoh kur t’i marrë ata dhe ti ccosh të hanë fazanët. Tallen me ty këta, se tallen me njeriun e punës por e rëndësishme është që karvani të shkojë përpara, qentë le të lehin. 

gjergj luca edi rama

Sondazh

Poll