Sport

Rikthehet çështja “Maradona”, avokati është i bindur: “E vranë mjekët!”

“Me motrat e Diegos flas çdo ditë. Me vajzat komunikoj nëpërmjet një ndërmjetësi, nuk e di nëse u mbërrijnë mesazhet, sepse këtu nëse do të flasësh me dikë janë 30 sekretare dhe 42 avokatë. Por jam në një fazë paqeje”

3 Maj 2023, 08:24 Nga DOSJA
Rikthehet çështja “Maradona”, avokati është i

ARGJENTINE - Avokati dhe përfaqësuesi i Diego Maradonës në kohën e vdekjes së “El Pibe de Oros”, Matías Morla, komentoi për herë të parë procesin ndaj disa mjekëve që kujdeseshin për “yllin” e ndjerë argjentinas.

“Ata e vranë Diegon. Mendoj se do të ketë dënime. Ai vdiq për shkak të përkujdesjes së keqe mjekësore dhe për këtë akuzohen mjekët”, deklaroi Morla, i cili tashmë ka një mosmarrëveshje me vajzat e ish-lojtarit, të cilat morën në dorë rrjetet sociale të Maradonës dhe faqen e tij zyrtare në internet.

“Me motrat e Diegos flas çdo ditë. Me vajzat komunikoj nëpërmjet një ndërmjetësi, nuk e di nëse u mbërrijnë mesazhet, sepse këtu nëse do të flasësh me dikë janë 30 sekretare dhe 42 avokatë. Por jam në një fazë paqeje”, shtoi Morla.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll