Bota

14-vjeçari vrau 8 nxënës dhe rojën e shkollë në Serbi, Rama: Jashtëzakonisht e trishtueshme

Kryeministri Rama shkruan anglisht e serbisht se është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për këtë ngjarje.

3 Maj 2023, 14:28 Nga k.m.
14-vjeçari vrau 8 nxënës dhe rojën e shkollë në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot ndodhi në një shkollë fillore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kryeministri Rama shkruan anglisht e serbisht se është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për këtë ngjarje. Po ashtu, i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

"Është tepër trishtuese të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike. Këto janë momentet në jetë kur ne të gjithë kuptojmë se njerëzimi ynë është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi të përbashkët dhe kur dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit në kohë të mira dhe të këqija. U prehshin në paqe ata që u ndanë nga jeta,"-shkruan Edi Rama.

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar?

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive. 

edi rama vrasje ne serbi

Sondazh

Poll