ANALIZA- Dosja.al: Ku qëndron problemi me fushatën VIP për Erion Veliaj
Kohë të vështira, kohë fushate...
TIRANË- Fushata ka nisur me motor “full-force”! Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ka rekrutuar emrat më të njohur të skenës dhe ekranit në një aksion të vërtetë propagandistik duke i bërë të ndryshojnë edhe bindjet politike. Edhe fanatikët e Partisë Demokratike, kanë dalë duke falenderuar Veliajn për gjërat që ai ka bërë për ta.
Janë 19 'VIP'-a që janë angazhuar fuqishëm për të mbështetur Veliaj këto zgjedhje lokale të 14 majit. Lista përfshin kryebashkiakë të qyteteve italiane dhe të Athinës; Rita Orën, Andi Lilën, Çiljeta Xhilagën dhe shumë e shumë të tjerë. Veçse (thuajse) të gjithë kanë një përbashkët. Jo, nuk është besimi në një forcë politike. Asnjë prej tyre nuk voton në Tiranë, e disa as në Shqipëri.
Florian Marku jeton prej vitesh në Londër, me shumë gjasa emri i del për të votuar në Lushnje; Noizy, voton në Durrës; Capital T dhe Getta Beqa janë qytetarë të Prishtinë; Andi Lila, me shumë gjasa voton në Kavajë; Rita Ora, ndoshta Shqipërinë e Tiranën nuk e gjen dot në hartë, por thirrje për të votuar Veliajn; pastaj Ilir Shaqiri është “qershia mbi tortë”, ka mbi 20 vite që jeton në Romë, por me merak e ka se kush do zgjidhet kryebashkiak në Tiranë.
Për mbushje dhe për të mos rënë shumë në sy; ka zgjedhur edhe disa këngëtarë që qarkullojnë dhe jeton në Tiranë që bëjnë thirrje për të votuar ‘lalin e tyre’. Ndërsa disa të tjerë, na kanë bërë që të fërkojmë sytë mirë e mirë se nuk u kemi besuar atyre që kemi parë. Ermal Mamaqi, i djathtë familjarisht (kushëriri i të ndjerit Sokol Olldashi, të cilit i bëri dhe këngën e fushatës për Bashkinë Tiranë E dua qytetin tim) është kthyer në një mbështetës të flaktë të Lali Erit.
Iku koha kur ai, bashkë me Çiljeta Xhilagës këndonin krah kryedemokratit Sali Berisha në fushatë. Andi Lila, ministri në perspektivë në rast se Lulzim Basha do të merrte pushtetin, sot deklaron se Veliaj është miku i tij.
Por ku qëndron problemi? Pse kjo mbështetje ka hasur në kundërshti. Së pari, ky është një raport që tregon se elita ose ajo që publiku njeh si elitë ka një mungesë totale të koherencës morale. Një besim dhe mbështetje që ata e gëzojnë për artin e tyre dhe më pas përkthehet me një indiferencë totale për çështjet që shqetësojnë publikun.
Por edhe në rast se këto personazhe kanë zgjedhur të qëndrojnë të tërhequr nga politika aktive, mesazhet e tyre nuk janë një mbështetje për mikun e tyre Veliaj. Suporti është qartësisht politik, në një rast kur do të duhet të shihnim edhe anën tjetër të medaljes. Ajo që nuk shfaqet në ekrane por të gjithë e shkruajnë në rrjetet sociale. Këngëtarët si Noizy apo Elvana Gjata, janë denoncuar se kanë përfituar favore nga administrata e Bashkisë së drejtuar nga Veliaj për të realizuar koncertet e tyre.
Ndaj në këto kushte, njerëzit duan të dinë; a është ky një kthim qoke? Një favor për një favor? Por nëse favori i VIP-ave rëndon vetëm mbi imazhin e tyre, favoret e kryebashkiakut me para dhe taksa publike rëndojnë mbi të mirën publike dhe mbi të përbashkëtën.
Por megjithatë, ky nuk është një problem politik por moral. Angazhimi politik i një elite artistësh tregon sesa mbrapa jemi në zhvillimin e një mendimi kritik, i një shoqërie të hapur dhe të ndërtuar mbi parime që do të duhet të prevalonin mbi interesin personal të disa emrave që kanë marrë shumë nga ky publik dhe në këmbim nuk japin dot asnjë shembull. Sesi Noizy, Çiljeta apo Capital T, sot nuk po sulmohen sepse po mbështesin Veliajn, por se pas tyre qëndron si hije dyshimi se qoka është shpërblim për 'nderet' private që Lali bën me kostumin e kryetarit të Bashkisë.
Tashmë, valles ngelet ti bashkohen edhe çifti i "Big Brother", Kiara dhe Luiz për të parë si do të celebrohen të shtunën, ndërsa ende i vetmi që nuk ka ndryshuar parti dhe sigël është Stresi. A do të rezistojë?/DOSJA.AL
*FOTOT E 'QOKAVE' TË VIP-ave
Sondazh
"Nisma Thurje" në Kombinat, Shabani: Prindërit tanë s’paguajnë dot ilaçet, ata që morën peng vendin s’dinë ku ti fshehin paratë
foto nga takimi ne Kombinat TIRANË-"Nisma Thurje" organizoi një takim me banorët e Kombinatit. Kryetari i "Nismës Thurje", Endrit Shab...
"Amanet për gratë e të djathtëve"/ Rama në Mat: Nëse nuk i bindni burrat më 14 maj, mbyllini në shtëpi
Edi Rama MAT- Kryeministri Edi Rama ka një mesazh për të gjitha gratë e demokratëve. Teksa ishte i pranishëm në Mat, n&e...
Rama në Mat: Mos mbështesni ‘non gratën’, vota për Berishën do rrotullojë në varr gjyshërit tuaj
Edi Rama MAT- Kryeministri Edi Rama kërkon nga qytetarët shqiptarë që të mos e votojnë Sali Berishën dhe Ilir Metën...
FUSHATA/ Këlliçi takohet me banorët në Laprakë: S’ka rrugë dhe ujë, pas 14 majit ju premtoj hekurudhën
foto ilustruese TIRANË- Belind Këlliçi, Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” akuzoi Veliajn për diskrimini...
Tenderi 2.3 mln euro/ Indrit Hoxha kallëzim në SPAK, kallëzon kryebashkiakun e Vorës: Sekuestroni dokumentet për tenderin e pastrimit
Indrit Hoxha TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha ishte i pranishëm ditën e...
"Me rëndësi të bëni pyetje të VËSHTIRA"/ Dita e Lirisë së Shtypit, mesazhi i Yuri Kim për gazetarët: Mos nënvlerësoni rëndësinë e asaj që po bëni
Yuri Kim me gazetaret TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme një takim me gazetarët n&eum...
'Kënga e fushatës s'është tallava'/ Rama: Podcasti sjell më shumë njerzillëk
Edi Rama TIRANË- Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e nisi duke realizuar një intervistë. Teksa ishte i ftuar në 'Wake ...
'Pata një drithërimë...'/ Rama kujton Dritan Hoxhën: Nëse do kisha mundësi të ktheja dikë, Tanin do e ftoja për një darkë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do e donte një takim me Dritan Hoxhën. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'ëake Up',...
Çfarë do bënte ndryshe për Tiranën? Rama 'sulmon' Veliajn: Sigurisht që unë do i bëja gjërat më mirë për kryeqytetin
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në 'ëake up'. Gjatë intervistës ai u pye...
Fushata/ Rama i sigurtë për '14 Majin': Betejën e kemi pa kundërshtarë, shumë pak bashki i kemi me diskutim
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se betejën për zgjedhjet e 14 majit e ka me arritjet dhe jo me kundërshtarët. I ...
