Politike

Opozitës s’i binden kandidatët/ 15 prej tyre s’heqin dorë nga mandatet, duan të bëhen deputetë

1 Mars 2019, 14:04 Nga DOSJA
Opozitës s’i binden kandidatët/ 15 prej tyre s’heqin

TIRANË- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjet e kandidatëve të cilëve u ka shkuar njoftimi për të marrë mandatin.

Sipas informacioneve mësohet se nga PD, kanë dorëzuar 31 nga 40 kandidatë kanë dorëzuar letrën e dorëheqjes së tyre, ndërsa nga LSI janë dorëzuar 11 nga 17 kandidatë që mund të marrin mandatin, ku shihet se  15 prej tyre kërkojnë të bëhen deputetë.

Sot përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka paraqitur në Institucionin Zgjedhor dorëheqjen e kandidatëve që janë në listat e saj zgjedhore.

Po ashtu mësohet se PD do të dorëzojë në KQZ dorëheqjet vullnetare të kandidatëve të saj, sa herë që atyre do i dërgohet nga KQZ kërkesa për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit, që rrjedhimisht i hap rrugën marrjes së mandatit.

Po sot nga LSI, tre kandidatë janë me një “këmbë” pasi janë shoprehur se do të marrin mandatin e deputeti dhe kanë dorëzuar sot në Kuvend formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Pas Ralf Gjonit, Ylli Shehut dhe Enver Roshi ka pranaur që të marrë mandatin e deputetit. Roshi ishte i treti i LSI-së në Gramsh, ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke pranuar kështu mandatin e deputetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lsi dorezon doreheqjet pd dorezon doreheqjet djegia e mandateve te opozites lsi dorezon doreheqjet pd dorezon doreheqjet

Sondazh

Poll