Aktualitet

26-vjeçari nga Fushë Kruja dhunon seksualisht të miturën, dhunon edhe efektivin gjatë prangosjes

I riu është prangosur, por gjatë arrestimit ka goditur edhe punonjësin e Policisë së Shtetit që po i vendoste prangat. 

3 Maj 2023, 12:30 Nga k.m.
26-vjeçari nga Fushë Kruja dhunon seksualisht të miturën,
Foto ilustruese

TIRANË- Një 26-vjeçar nga Fushë Kruja është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. I riu është prangosur, por gjatë arrestimit ka goditur edhe punonjësin e Policisë së Shtetit që po i vendoste prangat. 

"D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë,"-thuhet në njoftimin e Policisë. 

NJOFTIMET E POLICISË TIRANË:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka dëmtuar derën e dyqanit të një shtetasi dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë;

- Sh. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

- R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur biçikletën një shtetaseje;

- M. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin L. A., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e shtetit

Sondazh

Poll