Art&Argëtim

Met Gala 2023,  çfarë fshihet pas gjerdanit 100 karat të Dua Lipës (VIDEO)

2 Maj 2023, 12:33 Nga m.s
Met Gala 2023,  çfarë fshihet pas gjerdanit 100 karat të
Dua Lipa ne tapetin e kuq

SHBA- Dua Lipa shkëlqeu në Met Gala 2023. Sytë ishin tek ajo për shkak të veshjes, por edhe për bizhutë që ajo mbante. Vemendje morën aksesorët e saj, veçanërisht gjerdani me diamant, i cili ka një histori interesante. Lipa u bë ylli i parë që vendos diamant mbi 100 karat në këtë event.

Gjerdani me diamant që ajo mbante ka një histori interesante. Lipa u bë ylli i parë që mbante diamantin e ri Legendary të Tiffany & Co., i cili është vendosur në gjerdanin Lucida Star të labelit.

Siç ka raportuar revista e modës, Vogue, diamanti i bardhë Legendary është mbi 100 karat dhe i bën homazh formës së diamantit ikonik të verdhë Tiffany nëpërmjet prerjes së tij pothuajse identike. Sipas etiketës, diamanti i ri i bardhë është me ngjyrë D, përmban 82 aspekte dhe është marrë me përgjegjësi nga Botsvana.

 

Diamanti origjinal Tiffany i verdhë 128.54 karatësh ishte gjetur në vitin 1977 në minierat e diamantit Kimberley të Afrikës së Jugut, dhe që atëherë është bërë një nga pjesët më të famshme të Tiffany (në vitin 2019, vlera e tij u vlerësua në 30 milionë dollarë).

Vetëm katër gra kanë mbajtur diamantin origjinal Tiffany. Mary Whitehouse ishte e para që e veshi atë në një ballo për kompaninë e bizhuterive në vitin 1957. Ajo u pasua nga Audrey Hepburn, e cila e mbajti diamantin për fotot publicitare të vitit 1961 për Breakfast at Tiffany’s; Lady Gaga në Oscar 2019; dhe Beyonce në një fushatë 2021 Tiffany & Co. Duke mbajtur gjerdanin me famë botërore, Lipa bëri historinë e saj të modës më 1 maj në Met Gala 2023.

Dua Lipa veshi fustanin ikonik të Claudia Schiffer të vitit 1992 në Met Gala 2023 të hënën në mbrëmje, në Muzeun Metropolitan në New York. /Dosja.al 

 

dua lipa gjerdan shba

Sondazh

Poll