Bota

Takimi në Bruksel pa rezultat! Kurti publikon versionin e tij për Asociacionin: Rregullon të drejtat e pakicave në Kosovë

Kurti tha se draft-statuti i ekipit menaxhues anëtare e të cilit është një deputete serbe, mbetet i papranueshëm për Kosovën.

3 Maj 2023, 07:53 Nga A.B
Takimi në Bruksel pa rezultat! Kurti publikon versionin e tij për
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pas mesnatës vizionin e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti tha se draft-statuti i ekipit menaxhues anëtare e të cilit është një deputete serbe, mbetet i papranueshëm për Kosovën. Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se ky ekip tashmë është dekomisionuar.

“Një draft-statut i tillë çfarë lexuam është fundamentalisht i papranueshëm me kushtetutën e Kosovës, ligjshmërinë dhe të drejtat në Kosovë. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe përkitazi me këtë unë kam prezantuar një draft-vizion se çfarë do të ishte korniza që rregullon të drejtat e pakicave në Kosovë”, tha Kurti në Twitter, ku edhe ka publikuar draft-vizionin e tij që e paraqiti në takimin me Vuçiqin e Borrellin.

/KosovaPress

albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll