Sport

Në Beograd përgatiten për luftë apo për ndeshje sporti?!

Gazetari i televizionit spanjoll “El Chiringito” regjistroi përgatitjen e xhandarmërisë për ndeshjen e tretë të çerekfinales së Euroligës, në të cilën bardhezinjtë do të kenë mundësinë të sigurojnë turneun final në Kaunas.

2 Maj 2023, 20:26 Nga DOSJA
Në Beograd përgatiten për luftë apo për ndeshje

BEOGRAD - Skenat e pabesueshme të regjistruara pak orë para fillimit të ndeshjes Partizan - Real po përhapen me shpejtësi në internet.

Gazetari i televizionit spanjoll “El Chiringito” regjistroi përgatitjen e xhandarmërisë për ndeshjen e tretë të çerekfinales së Euroligës, në të cilën bardhezinjtë do të kenë mundësinë të sigurojnë turneun final në Kaunas.

Për shkak të gjithçkaje që ndodhi në Madrid në fund të ndeshjes së dytë dhe pas kësaj, autoritetet u frikësuan për sigurinë e basketbollistëve të Real Madridit, prandaj u punësuan një numër i madh policësh dhe personelit të sigurisë.

Në videon që televizioni i përmendur e ka publikuar në rrjetet sociale, ku është shikuar mbi 30 mijë herë në një orë, shihet sesi xhandarmëria po përgatitet për lojë.

"Ushtria serbe po përgatitet për 'luftë'. Kështu po përgatiten për një ndeshje basketbolli. Pak më shumë se tre orë deri në fillimin e ndeshjes Partizan - Real Madrid", thuhet në videon e lartpërmendur, e cila ishte publikuar më shumë se tre orë para fillimit të ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll