Sport

VIDEO / Cikalleshi sërish vendimtar… gol dhe fitore!

Sulmuesi kavajas me golin e mbrëmjes së djeshme ka shkuar në kuotën e 11 golave në këtë sezon në kampionatin Arab.

3 Maj 2023, 00:18 Nga DOSJA
VIDEO / Cikalleshi sërish vendimtar… gol dhe fitore!

ARABI SAUDITE - Sokol Cikalleshi gjen golin e nëntë sezonal në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite dhe të 11-in në të gjithakompeticionet në Arabinë Saudite.

Në sfidën përballë Al-Ettifaq, në kuadër të javës së 25-të, Sulmuesi kuqezi realizoi me 11-metërsh në minutën e 34-t për skuadrën e tij, Al Khaleej, duke kthyer barazpeshën, pas miqtë kishin shënuar të parët me Al Kuwaykibin.

Një gol me shumë peshë për Al Khaleej, që falë lidershipit të sulmuesit kavajas, por hedh hapa të rëndësishëm drejt mbijetesës. Në të 71-të, Martins realizoi golin e dytë për Al Khaleej duke i dhënë fitoren.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll