Sport

VIDEO / Barça vuan, por merr një fitore që e afron me festën e titullit

Barcelona, nese fiton derbin me Espanyolin javen e ardhshme shpallet matematikisht kampione, pasi Reali u mposht 2-0 nga Sociedadi. Tashme diferenca mes Barçes dhe Realit eshte 14 pike, kur kane mbetur edhe 5 jave.

3 Maj 2023, 07:50 Nga DOSJA
VIDEO / Barça vuan, por merr një fitore që e afron me

SPANJE - Barcelona djersiti shumë për të marrë fitoren ndaj Ossunës në “Camp Nou”, ku për pjesën më të madhe të kohës skuadra e Xavit luajti në superioritet numerik. Sfida u vendos nga goli i Jordi Albës, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Barcelona me këtë sukses i afrohet edhe më shumë titullit e tashmë pret vetëm matematikën për të nisur festën. Ndeshja u komplikua për Osasunën në minutën e 27-të, kur Jorge Herrando u ndëshkua me karton të kuq. Pak çaste më vonë, Raphinha iu afrua ndjeshëm golit, me topin që përfundoi pak centimetra mbi tra.

Për minuta të tëra Barcelona, në superioritet numerik, ushtroi presion në zonë e Osasunës, por goli do të vinte vonë. Robert Lewandowski arriti ta shtynte topin drejt rrjetës në të 79′, por sistemi VAR e bëri të pavlefshëm për pozicion jashtë lojë në ndërtimin e aksionit.

Gjithsesi, në minutën e 85-të, Jordi Alba ia doli ta dërgonte topin në rrjetë në shtyllën e dytë, duke e befasuar portierin Fernandez.

Barcelona, nese fiton derbin me Espanyolin javen e ardhshme shpallet matematikisht kampione, pasi Reali u mposht 2-0 nga Sociedadi. Tashme diferenca mes Barçes dhe Realit eshte 14 pike, kur kane mbetur edhe 5 jave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll