Bota

U miratua sot nga Kurti dhe Vuçiç në Bruksel, çfarë është 'Deklarata për të ZHDUKURIT' e luftës në Kosovë (HAPI I RADHËS)

Deklarata u përmend si çëshjte urgjente edhe në raundin e dytë të bisedimeve mes dy liderve, më konkretisht në aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në Ohër. 

2 Maj 2023, 19:10 Nga a.l
U miratua sot nga Kurti dhe Vuçiç në Bruksel,
Foto ilustruese

KOSOVË- Pak pas nisjes së takimit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç miratuan pikën e parë të rendit të ditës, 'Deklarata për Personat e Zhdukur' nga lufta në Kosovë. Mes tjerash, në këtë deklaratë, dy liderët janë pajtuar për të dhënë informacione të nevojshme lidhur me gjetjen e personave të zdhukur nga 1 janari i vitit 1998 deri me 31 dhjetor 2000. Gjithashtu, theksohet se do të përdoret edhe teknologjia LIDAR për identifikimin e varrezave masive. Por çfarë nënkupton kjo deklaratë dhe cili është hapi i radhës?

Deklarata u përmend si çëshjte urgjente edhe në raundin e dytë të bisedimeve mes dy liderve, më konkretisht në aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në Ohër. 

Për këtë çështje, më herët ka folur edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti. Ai ka thënë se pas nënshkrimit të deklaratës për 'Personat e Zhdukur', do të themelohet një komitet i përbashkët që do të kryesohet nga BE. 

Pas gjithë kësaj, Hoti tha se do të kërkojnë shkëmbimin e informacioneve rreth personave të zhdukur. Ai shton se kanë informacione që Serbia i ka djegur trupat, mirëpo priten të dhëna të sakta për të verifikuar. Numri i personave të zhdukur është rreth 1600. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll