Bota

BRUKSEL/ Kurti dhe Vuçiç miratojnë Deklaratën për 'Të Zhdukurit' nga lufta në Kosovë

Në takim po merr pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa Vuçiçin e shoqëron Petar Petkoviç, drejtor i të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

2 Maj 2023, 18:52 Nga a.l
BRUKSEL/ Kurti dhe Vuçiç miratojnë Deklaratën për
Takimi në Bruksel

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, në takimin që është duke u zhvilluar në Bruksel, në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në takim po merr pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa Vuçiçin e shoqëron Petar Petkoviç, drejtor i të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Takimi është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel. Bashkimi Evropian gjatë ditës ka thënë se palët pritet të miratojnë edhe draft-statutin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll