Politike

Konfiskimi i pronave me VKM/ Debate brenda seancës në Kushtetuese, Logu: Cënohet parimi i hierarkisë së normave

Logu u shpreh se një VKM e tillë e cënon të drejtën e pronës së qytetarëve.

2 Maj 2023, 11:06 Nga A.B
Konfiskimi i pronave me VKM/ Debate brenda seancës në Kushtetuese,
Marash Logu

TIRANË- Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese, Partia Demokratike, përmes avokatit Marash Logut, kërkuan shfuqizimin e ligjit për konfiskimin e ndërtesave pa leje. Logu u shpreh se një VKM e tillë e cënon të drejtën e pronës së qytetarëve. Po ashtu, ai tha se konfiskimi i të gjithë ndërtesës është një masë jo proporcionale.

“Në tërësi cenohet parimi i hierarkisë së normave, cenohet parimi i barazisë para ligjit, cenohet e drejta e pronësisë dhe e drejta për një proces të rregullt gjyqësor kërkojmë shfuqizimin e vendimit “për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik për objektet e ndërtuara pa leje si të papërputhshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Çfarë ndodh me personat e tretë mund të kenë blerë një apartament në këto godina. Në qoftë se unë si qytetar i thjesht kam lidhur një kontratë sipërmarrje nuk kam detyrim të mbajë në kontroll ndërtuesin. Nuk mbahet në kontroll ndërtuesi. Aq më pak mund të themi nëse jam një qytetar që kam blerë një apartament dhe papritur marr vesh që gjithë godina është konfiskuar, përfshirë edhe apartamentin tim. Kjo në vlerësimin tonë e cenon në mënyrë flagrante të drejtën e pronësisë të qytetarëve që nuk kanë asnjë lloj faji pse një ndërtues mund të ndërtojë në shkelje të lejes së ndërtimit. Konfiskimi i gjithë godinës është një masë tërësisht jo proporcionale. Nuk mund të kemi konfiskim të të gjithë pasurisë por të produktit të veprës penale"- tha Logu.

Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë shfuqizimin e VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara për qëllime përfitimi. PD e konsideron këtë gjë si mbrojtje të oligarkëve që shmangin kështu dënimin apo ndëshkimin për ndërtime pa leje. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen./Dosja.al

marash logu

Sondazh

Poll