Politike

Konfiskimi i kullave, sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese

Në seancën e datës 26 prill, Gjykata kërkoi shtyrën e seancës, pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë.

2 Maj 2023, 09:42 Nga A.B
Konfiskimi i kullave, sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese

TIRANË-Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për konfiskimin e ndërtesave me VKM. Kjo çështje është shtyrë disa herë, për çështjen e firmave të 2 deputetëve të cilët sot nuk janë me deputete, pasi kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa firmat u zëvendësuan me 3 firma të tjera.

Në seancën e datës 26 prill, Gjykata kërkoi shtyrën e seancës, pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë.  Sot 29 deputetet e PD kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancë.

Deputetët e PD-së kërkojnë shfuqizimin e VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara për qëllime përfitimi. PD e konsideron këtë gjë si mbrojtje të oligarkëve që shmangin kështu dënimin apo ndëshkimin për ndërtime pa leje. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen.  

Ky vendim i qeverisë në fakt amniston ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg./ Dosja.al

gjykata kushtetuese padia per konfiskimin e kullave

Sondazh

Poll