Politike

Shkarkimi i Metës/ Rama: S’kam asnjë minutë të merrem me të, shyqyr zotit është mirë (VD)

1 Tetor 2019, 19:19 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Rama: S’kam asnjë minutë të merrem

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Repolitix” ka folur lidhur me vendimin që pritet të marrë Komisioni i Venecias për presidentin Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se momentalisht ka probleme të tjera sesa shkarkimi apo jo i Metës, duke mos dhënë detaje as se si do të veprohet në rast largimi të tij. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Nuk iu bindi Venecia?

Përgjigja ime është shumë e thjeshtë; unë e kam shprehur mendimin tim, Komisioni përbëhet nga njerëz të ligjit dhe ata do të na bëjnë sygjerimin e tyre dhe ne do të marrim vendimin tonë. Nuk kam asnjë minutë që të merrem me Ilir Metën, mbrëmë jam marrë më historinë e një djali që i mungonte një krevat special për gjendjen e tij. Ai është sjellë në Tiranë dhe po kthehet për në shtëpi me krevatin special. Është më e rëndësishme se fati i Iliir Metës. Shyqyr zotit është mirë.

Keni një këshillë për Metën?

Asnjë! Po merresha me një çështje që kërkonin të kthenin trupin prandaj u vonova. Politika është e bukur sepse iu shërben njerëzve, bëhet e shëmtuar kur njerëzit grinden dhe përplasen. Unë kam vendosur që ta braktis këtë territor.

Nëse Meta shkarkohet, maxhoranca do të zgjidhte presidentin me votat e saj apo do të bashkëpunoni me opozitën?

Unë nuk e kam pasur një xhaxha sepse kam pasur një hallë. Këtu më keni.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama per meten ilir meta ps shkarkon metën edi rama edi rama per meten ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll