Politike

Franca skeptike për negociatat? Rama i bindur: Kam marrë “Po” nga Macron, s’kemi problem as nga Greqia (VD)

1 Tetor 2019, 19:18 Nga DOSJA
Franca skeptike për negociatat? Rama i bindur: Kam marrë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për rrugën e Shqipërisë në BE, ku tashmë është në pikën finale atë të hapjes së dritës jeshile nga Këshilli Evropian në mes të tetorit.

Në një inervistë për Report TV, numri një i qeverisë tha se Shqipëria ka një “Po” nga Franca, pasi Presidenti Emanuel Macron ka shprehur qëndrimin e tij publik.

Intergrimi dhe vendimi i Francës?

Integrimi, pas një po me kushte nga Gjermania, kemi nevojë për një po të Francës. Presidenti ka qëndrim publik dhe nuk ka asgjë për të hamendësuar. Debati im me presidentin është që duhet të integrohen edhe vendet e reja. Kjo nuk varet më nga ne, por nga një qasje e përbashkët e KE, ku duhet të krijohet konsensus.

Po me vendet skeptike sot?

Nuk ka asnjë mundësi që të ketë një lobim efektiv, përsa kohë që janë qëndrime që nuk janë qëndrime që lidhen me Shqipërinë. Janë qëndrime që lidhen me probleme të brendshme, unë thëm se asgjë nuk është e përfunduar dhe do shohim si do shkoi procesi deri në fund.

Mendimi i Greqisë?

Grëeqia nuk është skeptike, por ka disa qëndrime të saj që janë të lidhura me marrëdhëniet bilaterale. Kjo ndikohet dhe nga ardhja e qeverisë së re në Greqi, por ne mendojmë se do ecim në rrugën që kemi hapur dhe jo të kthehemi sërish në pikën zero.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kushtet e gjermanise per shqiperine negociatat e shqiperise me be edi rama kushtet e gjermanise per shqiperine negociatat e shqiperise me be

Sondazh

Poll