Aktualitet

Vrasja e Petrit Vuksanit në Shkodër, Policia jep DETAJET e para

Sipas Policisë, autori po kërkohet, ndaj për kapjen e tij janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

2 Maj 2023, 12:56 Nga k.m.
Vrasja e Petrit Vuksanit në Shkodër, Policia jep DETAJET e para
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Tom Kola” në Shkodër ku 51-vjeçari Petrit Vuksani, u vra me armë zjarri në banesën e tij. Sipas Policisë, autori po kërkohet, ndaj për kapjen e tij janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

vritet petrit vuksani

Sondazh

Poll