Aktualitet

Lefter Alla kërkon lirimin nga burgu, i drejton tjetër kërkesë në GJKKO: Kam probleme me shëndetin…

Alla ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka shfaqur probleme shëndetësore, gjatë qëndrimit në qeli.

2 Maj 2023, 12:40 Nga A.B
Lefter Alla kërkon lirimin nga burgu, i drejton tjetër
Lefter Alla

TIRANË- Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka paraqitur një tjetër kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Alla ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka shfaqur probleme shëndetësore, gjatë qëndrimit në qeli.

Seanca e cila ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme nuk është realizuar për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes. Ish-kryebashkiaku,u arrestua me urdhër të SPAK, me akuzen e shkeljes së barazisë në tendera.  Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro./Dosja.al

lefter alla

Sondazh

Poll