Aktualitet

GJAKFTOHTË- Nikulaj darkoi me vrasësit e tij, autorët 'studiuan' shenjestrën, njëri luajti bilardo me djalin e biznesmenit

Informatorët kanë hyrë në lokalin e biznesmenit të tjerë, duke u shtirur si turistë e duke darkuar më pas me shenjestrën e tyre.

2 Maj 2023, 10:48 Nga A.B
GJAKFTOHTË- Nikulaj darkoi me vrasësit e tij, autorët
Ardian Nikulaj, vrasësi dhe porositësi

TIRANË- Detaje të frishme e që ngjajnë me një skenar filmi kanë dalë në dritë pas vrasjes së Ardian Nikulajt. Ky i fundit, raportohet se ka konsumuar darkë me disa nga bashkëpunëtorët e vrasjes së tij.

Informatorët kanë hyrë në lokalin e biznesmenit të tjerë, duke u shtirur si turistë e duke darkuar më pas me shenjestrën e tyre. Po ashtu, në pamjet e siguruara nga 'TopChannel' shihet se bashkëpunëtori i vrasësit ka luajtur bilardo me djalin e viktimës, ç’ka dëshmon se autorët po e studionin deri në detaje Ardian Nikulajn, para se të vinin në zbatim planin e tyre.

Edmond Haxhia, ishte ai që porositi shtetasit e huaj për të kryer vrasjen e biznesmenit. Planit nisi para tre muajsh, kur Haxhia mbërriti në Shqipëri dhe nisi të studionte lëvizjet e objektivit dhe rrugët që do të ndiqnin pas kryerjes së vrasjes.

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin./Dosja.al

vritet ardian nikulaj ardian nikulaj

Sondazh

Poll