Aktualitet

Goditi me sëpatë gruan pas koke, 70-vjeçari jep deklarata kontradiktore në polici: Nuk mbaj mend

Grupi hetimor dyshon se Qazim Budlla vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa gruaja ka qenë pre e dhunës edhe here të tjera nga i moshuari.

2 Maj 2023, 10:58 Nga m.s
Goditi me sëpatë gruan pas koke, 70-vjeçari jep deklarata
foto ilustruese

VORË- Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me një ngjarje fatmirësisht pa viktima ndodhur një ditë më parë, ku burri goditi me sëpatë gruan e tij. Ngjarja u shënua në fshatin Breg-Shkozë të Vorës, ku 70-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit goditi gruan e tij Vasilika Budlla, 68 vjeçe.

Autori ka dhënë deklarata kontradiktore në polici. Ai ka thënë para hetuesve se nuk mban mend shumë gjëra. Grupi hetimor dyshon se Qazim Budlla vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa gruaja ka qenë pre e dhunës edhe here të tjera nga i moshuari.

Gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës. 72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës. /Dosja.al

vore shendeti mendor policia

Sondazh

Poll