Aktualitet

26 ditë nga zhdukja e dy personave në Sarandë, i afërmi i Sulovarit thirrje Ramës: Çohu o gjumash, lëviz karrigen

Prej 26 ditësh ende nuk dihet asgjë për fatin e Fatmir Sulovarit

2 Maj 2023, 11:21 Nga m.s
26 ditë nga zhdukja e dy personave në Sarandë, i afërmi i
foto nga protesta

TIRANË- I afërmi i Fatmir Sulovarit, i cili rezulton i zhdukur prej datës 6 prill së bashku me shokun e tij Leonard Thodhori, ka kërkuar një reagim nga ana e kryeministrit Rama për të vënë drejtësi. Prej 26 ditësh ende nuk dihet asgjë për fatin e Fatmir Sulovarit, ndërsa i afermi tha para mediave se i ka mbetur peng ndarja me të.

Ai tregoi për mediat se e shoqëroi atë natë dhe i kërkoi të shkonte me të, por Fatmir Sulovari iu ishte drejtuar: “Bëhu djali i mirë, kthehu në shtëpi”, ndërsa theksoi “Më ka mbetur peng ajo ndarje”.

I afërmi i 46-vjeçarit apelon ndaj kreut të qeverisë që të reagojë e të mos heshtë. Deri më tani familjarët nuk kanë gjetur asnjë rrobë apo ndonjë shenjë. Madje ai shton më tej se rrethi familjar po kërkon më shumë sesa policia, por thirrja e hapur është ndaj shtetit.

I afërmi: “26 ditë të mos gjesh dot një trup njeriu, janë gjetur gjëra më të mëdha. Hajde çohu Edi Rama, hajde ta gjejmë, çohu lëviz karrigen, çohu o kryeministër, o gjumash. E mban të fshehtë thua kryeministri? E mban. S’ka pasur kurrë konflikt, se vëllai nuk i binte njeriu në qafë, e as nuk i binin.

Ishalla nuk e kanë hedhur në ndonjë grup, i lutem Zotit ta gjejmë. Jam tym, ishte shpirt njeriu. Nuk i bëri keq kujt. Jam personi i fundit që kam pasur kontakt me të, e kam çuar. E pyeta: A të vij edhe unë vëllai im?, “Jo”, më tha, “Ktheu në shtëpi”.

Më ka mbetur peng ajo ndarje në ujë të ftohtë, “Bëhu djali i mirë, kthehu në shtëpi”, më tha. Uroj të jenë gjallë të dy, por me kërkimet që po bëjmë, s’kemi asnjë rezultat. Asnjë rrobë, telefon, portofol, çakmak, asnjë lloj shenje. Është për tu habitur. Dyshimet janë të forta, por përgjigjen s’po e marrim. Tek këta shpresojmë ne, tek policia. Po kërkojmë më shumë familjarët se sa policia. Duhet ndihma e shtetit, se s’bën. Merri dy qen kërkues”.

Familjaret e dy viktimave të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në Sarandë, protestuan sot para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tre përfaqësues u takuan edhe me kryepolicin Muhamet Rrumbullaku.

Teksa tre përfaqësuesit po diskutonin brenda me kryepolicin, disa nga të afërmit u prononcuan për media. Ata janë të mendimit se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe kërkojnë që të gjenden trupat e tyre. /Dosja.al 

fatmir sulovari protesta rama

Sondazh

Poll