Zhdukja e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, Prokuroria e Sarandës për FOTON e Artan Hoxhës: S'i shërbejnë interesit publik
Prokuroria ka bërë me dije se të gjitha informacionet që kanë dalë në media, nuk i shërbejnë zbulimit të së vërtetës, madje as nuk ndihmojnë organet ligjzbatuese për zbardhjen sa më shpejt të saj.
SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka dalë me një informacion zyrtar lidhur me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, të cilët prej kohësh janë zhdukur. Në njoftimin për mediat, Prokuroria ka bërë me dije se të gjitha informacionet që kanë dalë në media, nuk i shërbejnë zbulimit të së vërtetës, madje as nuk ndihmojnë organet ligjzbatuese për zbardhjen sa më shpejt të saj. Këtu nënkuptojnë informacionet që ka nxjerrë dje gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili nxorri foton e një të dyshuari kryesor.
“Organi i akuzës vlerëson se nuk është as edhe në interesin publik, publikimi i informacioneve të pa verifikuara dhe që nuk janë shpërndarë ligjërisht nga autoritetet kompetente. Vlerësojmë se ekspozimi në media apo rrjetet sociale i deduksioneve personale nga cilido që mund të vijë në posedim të informacioneve të ndryshme të marra konfindecialisht nga persona që e përfitojnë informacionin për shkak të detyrës, jo vetëm që cënon rëndë veprimtarinë hetimore por i vendos edhe personat e ndryshëm të përfshirë ose jo në ngjarjen konkrete në situata jo reale dhe të panevojshme në raport me interesin e familjarëve të viktimave nga vepra penale, në raport me interesin publik por edhe në raport me vetë autoritetet hetimore,”- thuhet ndër të tjera në reagimin e Prokurorisë Sarandë.
Reagim i Prokurorisë Sarandë
Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Kom.Pol.Sarandë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po kryen me intensitet të lartë veprimet proçeduriale në funksion të procedimit penal nr 169/2023, regjistruar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar nga neni 109/3 i Kodit Penal. Duke vlerësuar se parësore në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese, është ushtrimi i ndjekjes penale dhe zbulimi i autorëve të veprës penale, Prokuroria Sarandë konstaton me shqetësim se informacionet e fundit mediatike të datës 01 maj 2023, nuk i shërbejnë zbulimit të së vërtetës, madje as edhe nuk i ndihmojnë organet ligjzbatuese për zbardhjen sa më shpejt të saj. Gjithashtu, organi i akuzës vlerëson se nuk është as edhe në interesin publik, publikimi i informacioneve të pa verifikuara dhe që nuk janë shpërndarë ligjërisht nga autoritetet kompetente.
Vlerësojmë se ekspozimi në media apo rrjetet sociale i deduksioneve personale nga cilido që mund të vijë në posedim të informacioneve të ndryshme të marra konfindecialisht nga persona që e përfitojnë informacionin për shkak të detyrës, jo vetëm që cënon rëndë veprimtarinë hetimore por i vendos edhe personat e ndryshëm të përfshirë ose jo në ngjarjen konkrete në situata jo reale dhe të panevojshme në raport me interesin e familjarëve të viktimave nga vepra penale, në raport me interesin publik por edhe në raport me vetë autoritetet hetimore. Duke e mirëkuptuar interesin e mediave për informimin e publikut, organi i akuzës kërkon angazhimin e tyre për mosekspozimin e informacionit të paverifikuar dhe të panevojshëm me qëllim që ky interes të mos prevalojë mbi interesin e hetimeve të ngjarjes, por as edhe mbi sigurinë publike.
Kush janë dy personat e zhdukur?
1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW" X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Sondazh
Nuk deklaruan mbi 5.7 mln €, zbulohen EMRAT, këta janë pronarët që janë dërguar në gjyq
Foto ilustruese TIRANË- Nuk deklaruan mbi 5.7 mln €, Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 15 Call Center që operojn&eum...
Nuk deklaruan mbi 5.8 mln €! Prokuroria Tiranë dërgon për gjykim 15 Call Center, 9 italianë dhe 4 shqiptarë
Prokuroria TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 9 italianë dhe 2 shqiptarë, administratorë të 15 shoq...
26 ditë nga zhdukja e dy personave në Sarandë, i afërmi i Sulovarit thirrje Ramës: Çohu o gjumash, lëviz karrigen
foto nga protesta TIRANË- I afërmi i Fatmir Sulovarit, i cili rezulton i zhdukur prej datës 6 prill së bashku me shokun e tij Leonard ...
Goditi me sëpatë gruan pas koke, 70-vjeçari jep deklarata kontradiktore në polici: Nuk mbaj mend
foto ilustruese VORË- Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me një ngjarje fatmirësisht pa viktima ndodhur një...
GJAKFTOHTË- Nikulaj darkoi me vrasësit e tij, autorët 'studiuan' shenjestrën, njëri luajti bilardo me djalin e biznesmenit
Ardian Nikulaj, vrasësi dhe porositësi TIRANË- Detaje të frishme e që ngjajnë me një skenar filmi kanë dalë n&...
"I kanë hequr qafe"/ Protesta e të afërmve për dy të zhdukurit, familjari: Shanset janë zero që ata të jenë gjallë
I afermi TIRANË- Familjarët e dy të zhdukurve nga Saranda, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit protestuan ditën e sotme përball&...
"E mori një shok në telefon..."/ Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vëllai: Policia na tha se do rinisin kërkimet
Vellai i te zhdukurit TIRANË- Vëllai i Fatmir Sulovarit, Gëzim Sulovari zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtorin e Policis&eu...
"Nuk karikojmë dot celularët, prej mungesës së energjisë”, turistët nga Spanja u bashkohen banorëve të Thethit në protestë
Foto nga protesta SHKODËR- Pronarët e bujtinava në Theth kanë dalë sot në një protestë, për shkak të...
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Familja e viktimës nxjerr nga ngujimi të afërmit e Edmond Haxhisë: Të merret drejtësia me këtë çështje
Ardian Nikulaj TIRANË- Familja Nikulaj ka nxjerrë nga ngujimi të afërmit e Edmond Haxhisë, të cilët pas përfshirjes...
"Do qëndrojmë 24 orë këtu"/ Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, të afërmit protestë përballë Policisë: Ne duam trupat, shteti s'po punon
Protesta TIRANË- Me pankarta në duar, familajrët e dy personave të zhdukur në Sarandë Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhorit ...
