Bota

Sulme të reja izraelite në Siri/ Mbyllet Aeroporti i Alepos, një i vdekur dhe 7 të plagosur

Mësohet se sulmi izraelit ndodhi në orën 23:35 duke synuar aeroportin dhe vendndodhjet në periferi të qytetit sirian, duke shkaktuar dëme materiale.

2 Maj 2023, 09:31 Nga f.i
Sulme të reja izraelite në Siri/ Mbyllet Aeroporti i Alepos, një
Pamje nga vendngjarja

SIRI- Aeroporti i Alepos në Siri është sulmuar nga izraelitët duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur 7 të plagosur. Mediat e huaja raportojnë se ky është sulmi i dyti më i madh në Siri, duke detyruar mbylljen e aerorportit ndërkombëtar të Alepos.

Nga të plagosurit thuhet se dy persona janë civilë. Mbetet e paqartë nëse pesë të tjerët ishin personel ushtarak të lidhur. Si rezultat i sulmit ajror, edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Aleppos ishte mbyllur përkohësisht. Raportet kanë treguar se janë zbuluar dëmtime strukturore në pistën e aeroportit.

Mësohet se sulmi izraelit ndodhi në orën 23:35 duke synuar aeroportin dhe vendndodhjet në periferi të qytetit sirian, duke shkaktuar dëme materiale. Aeroporti në Aleppo ishte shënjestruar nga sulmet ajrore izraelite dy herë në mars.

sulm ne siri

Sondazh

Poll